Arrestime në Mal të Zi, gazetari: Një prej tyre dyshohet si agjent i spiunazhit rus

30 Shtator 2022 | 09:40

Gazetari Bekim Çoba thotë se ende ka shumë pak informacion në lidhje me aksionin policor ditën e djeshme në Malin e Zi, kundër një grupi personash që dyshohen si agjentë të spiunazhit rus.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çoba u shpreh se një prej të arrestuarve është një person i cili punonte në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe dyshohet se bashkëpunonte me shërbime të inteligjencës ruse.

“Gjatë ditës së djeshme ka pasur shumë pak informacion zyrtar, lidhur me atë se çfarë po ndodh dhe se cilët janë personat që po hetohen dhe që janë arrestuar. Në një moment, Prokuroria Speciale mohoi që të kishte të arrestuar, ende nuk dihen se cilët janë personat. Ajo që thonë mediat, duke u nisur nga burime pranë ministrive dhe Prokurorisë Speciale, dihet një person i cili ishte i punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, i cili po hetohet dhe dyshohet se bashkëpunonte me shërbime të inteligjencës ruse.

Identiteti i personave të  tjerë, të cilët janë ndaluar nga policia nuk dihet, nuk ka asnjë konfirmim nëse janë arrestuar. Kjo ngjarje është mbuluar me një dozë sekreti. E konfirmuar është që gjashtë diplomatë rusë janë shpallur ‘non grata’. Nuk e dimë nëse do ketë informacione të tjera ditën e sotme”, theksoi ai.

Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar se ka shpallur persona ‘non grata’ gjashtë diplomatë rus të akredituar në Podgoricë.

Ata u shpallën ‘non grata’ për shkak të veprimtarive që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës, për marrëdhëniet diplomatike dhe marrëdhëniet e vlerësimit si dhe respektit të ndërsjelltë mes dy vendeve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026