Arrestimi i bosit të ‘Telegram’, protestë në Moskë para ambasadës franceze
Disa protestues u mblodhën jashtë selisë së Ambasadës franceze në Moskë për të kërkuar lirimin e themeluesit të rrjetit “Telegram”, Pavel Durov, që u arrestua të shtunën në Francë.
Një manifestues mbajti një parullë ku i bënte thirrje francezëve të mos ndiqnin hapat e Putin, por të respektonin lirinë e shprehjes. Më vonë ai u arrestua nga policia.
Aktivistët në Rusi janë përpjekur të shmangin ndalimin e protestave të paautorizuara duke mbajtur tubime qoftë edhe me një person, por këto veprime janë të dënueshme me gjobë ose 15 ditë burg.
I lindur në Rusi, Durov u arrestua pasi zbriti me xhetin e tij privat në një aeroport jashtë Parisit, pas një hetimi mbi mungesën e kontrolleve në “Telegram”.
Policia dyshon se rrjeti lejon që në të të kryhen aktivitete kriminale si trafik droge dhe rrjete pedofilie pa i penguar ato.
Sidoqoftë, “Telegram” është kthyer në një nga platformat sociale lider, duke u rreshtuar përkrah gjigantëve si Facebook, Youtube, WhatsApp dhe Instagram.
Por ai nuk përmbush kërkesat e Bashkimit Evropian, gjë që ka çuar në ndalimin e tij në disa shtete anëtare si Spanja.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera