Moska merr në mbrojtje Vuçiç: Perëndimi po destabilizon Serbinë
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar se Perëndimi po përgatit destabilizim në Serbi me qëllimin për të minuar situatën e brendshme politike atje.
Deklaratat ajo i bëri pas marrëveshjes që Serbia bëri me BE-në për litiumin dhe protestat e ambientalistëve në vend.
“Ne i konsiderojmë taktika të tilla shkatërruese dhe të papërgjegjshme. Abuzimet e këtij lloji, veçanërisht në kushtet aktuale të turbullta, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Serbinë.
Ato vënë në pikëpyetje përpjekjet e vazhdueshme të Presidentit dhe Qeverisë së tij për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve serb. Por pengojnë edhe zbatimin e një kursi të pavarur dhe parimor si në çështjet e brendshme ashtu edhe në arenën ndërkombëtare”, shtoi Zakharova.
Sipas saj, protestat në Serbi po nxiten nga Perëndimi kundër pushtetit aktual në këtë vend.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë