Arrestimi i Hysni Gucatit, Ramush Haradinaj dënon bastisjen e zyrave të veteranëve të UÇK-së
Pas arrestimit të kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka ritheksuar qëndrimin e tij rreth asaj se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do të dëmtojë më së shumti shtetin e Kosovës përfshirë edhe vetë të akuzuarit.
“Të nderuar qytetarë, E ritheksoj qëndrimin tim, se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e dëmtojë më së shumti shtetin tonë, përfshirë edhe vet të akuzuarit. Tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë”, shkruan ai,
Ai thotë se asnjë i akuzuar nuk do t’i shmanget drejtësisë, dhe për këtë arsye ai shpreh rezerva për operacionet apo bastisjet e kryera sot në zyrat e OVL-UÇK-së.
“Apeloj te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë. Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë. Kosova është gjithmonë me ligjin dhe me viktimat, sepse vetë ishte viktimë e padrejtësive”, shkruan Haradinaj.
Lexoni gjithashtu:
EULEX arreston kreun e veteranëve të UÇK
Hysni Gucati: Do të bindim opinionin publik se Gjykata Speciale bashkëpunon me Serbinë
Gjykata Speciale konfirmon arrestimin e ish-zyrtarit të FSK, Salih Mustafa
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta