Arrestimi i ish kryeparlamentarit të Kosovës, avokati: I papranueshëm arrestimi i Jakup Krasniqit në atë mënyrë
Në një intervistë për Euronews Albania, avokati Ramiz Krasniqi, foli rreth arrestimit të Jakup Krasniqit përkundrejt të cilit nuk është bërë një sjellje normale.
“Jam shume i befasuar se si Jakup Krasniqi, fytyra më përfaqësuese edhe gjatë luftës edhe pas luftës, është arrestuar në këtë mënyrë. Arrestime të tilla mund të bëhen vetëm atëherë kur personi i dyshuar duhet të kapet në flagrancë gjatë kryerjes së ndonjë vepre penale,” – u shpreh avokati.
Ramiz Krasniqi shprehu befasinë e tij teksa sqaroi se ish kryeparlamentarit të Kosovës i është konfiskuar kompjuteri dhe literatura e tij personale ndërkohë që sipas tij çfarëdolloj gjëje të gjendet në kompjuter nuk mund të ngarkohet për vepër penale.
Sipas avokatit, Jakup Krasniqi ka qenë dëshmitari më dinjitoz për Gjykatën e Hagës. Ai supozon se ky mund të jetë dhe një arrestim për shkaqe inati por që sidoqoftë u shpreh se supozimi i tij mund të hidhet poshtë.
Avokati pohoi se e njëjta gjë që ndodhi me Jakup Krasniqin mund të ndodhë dhe me kryetarin e kuvendit ose presidentin.
“Qoftë kryetari i kuvendit, qoftë kryetari i shtetit tonë, me gjasë kanë qenë mjeshtra më të mirë se Jakup Krasniqi. Ata kanë ditur t’i bëjnë bisht edhe deklaratave që kanë dhënë në Hagë, ata kanë ditur me gjasë të sillen më mirë me punëtorët e EULEX-it, mirëpo a do të ndodhë dhe me ta njësoj unë nuk e di. Unë nuk besoj qoftë Hashim Thaçi, qoftë Kadri Veseli do të arrestohen në këtë mënyrë,” – përfundoi Ramiz Krasniqi.
Ai nuk la pa përmendur gjithashtu se nëse Kuvendi nuk do ta miratonte Gjykatën Speciale ajo gjykatë nuk do të formohej kurrë e kësisoj nuk do të ndodhnin as të tilla arrestime.
Avokati shprehu me bindje se deklaratat e politikanëve pas arrestimit janë oportuniste dhe se ata i kanë stimuluar vetë të tilla ngjarje.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta