Arrestimi i Maduros, Trump: Operacion spektakolar, SHBA do drejtojnë Venezuelën deri në një tranzicion të sigurt
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi të shtunën se forcat amerikane kryen një operacion të jashtëzakonshëm ushtarak në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, me qëllim arrestimin e udhëheqësit venezuelian Nicolas Maduro.
Trump theksoi se operacioni përdori “fuqi të jashtëzakonshme ushtarake amerikane, nga ajri, nga toka dhe nga deti” dhe se sulmi ishte spektakolar, “të cilin njerëzit nuk e kanë parë që nga Lufta e Dytë Botërore”.
“Objektivi ishte të sulmohej një fortesë ushtarake e fortifikuar rëndë në zemër të Karakasit për të kapur kriminelët”, tha presidenti, duke shtuar se operacioni u krye me urdhër të tij vonë mbrëmë dhe herët këtë mëngjes.
Presidenti amerikan e përshkroi këtë operacion si një nga veprimet ushtarake më komplekse dhe domethënëse në dekadat e fundit, duke theksuar se ushtria amerikane veproi shpejt dhe saktë.
Trump tha se SHBA-të “do ta drejtojnë” Venezuelën deri “në një kohë të tillë që të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të mençur” të pushtetit.
“Ne do ta drejtojmë vendin deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të mençur”, tha ai gjatë një konference për shtyp nga klubi i tij Mar-a-Lago në Florida. “Nuk duam të përfshihemi në mundësinë e hyrjes së dikujt tjetër, dhe kemi të njëjtën situatë që kemi pasur për periudhën e gjatë të viteve të fundit. Pra, ne do ta drejtojmë vendin”.
Trump nuk ofroi një afat kohor se sa kohë parashikonte ai se do të zgjaste një tranzicion i tillë i pushtetit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryen sot sulme ajrore në Venezuelë dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se forcat speciale amerikane arrestuan Presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe gruan e tij, Cilia Flores, dhe i nxorën jashtë vendit.
Forcat amerikane kryen një sulm në shkallë të gjerë, dhe njësia speciale elitare e ushtrisë amerikane, Delta Force, mori pjesë në operacionin për arrestimin e Maduros.
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara