Nasim Haradinaj: Do publikojmë në media CD-të që janë paralajmëruar të vijnë pranë zyrave të OVL-UÇK
Në një intervistë me korrespondenten e Euronews Albania Erjonë Popova, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Kosovës, Nasim Haradinaj, foli rreth arrestimit të kryetarit të kësaj organizate Hysni Gucati duke e konsideruar veprim tërësisht të paligjshëm.
Ai tha se nuk ka qenë prezent sepse askush nuk I ka lajmëruar për diçka të tillë dhe informacionin e parë e ka marrë përmes mediave. Rrethimin e godinës pa praninë e policisë vendase e konsideron një akt që jo vetëm cenon ligjet por dhe dinjitetin e popullit të Kosovës.
Në fjalën e tij Nasim Haradinaj sqaroi se në godinë ka ende policë të EULEX por sidoqoftë qëndrimi I policisë kosovare në hyrje të godinës e bënte të ndihej krenar.
“Unë nuk di dhe vetëm spekuloj sepse nuk jam brenda. Mua më thirri z. Gucati me kërkesën e këtyre (forcave EULEX) që të vij sepse më tha që mua po më transportojnë për Hagë mirëpo ajo për të cilën u nisa është urdhri i kryetarit me zbatu dhe tha derisa të vish ti nuk kryhen këto procedura, pra më thirri për çështje procedurash. Gjatë rrugës mora vesh prej medias që z.Gucati është dalë prej këtu prandaj unë tash e tutje nuk zbatoj urdhrat e kësaj Gjykate sepse është turp për mua dhe nuk e njoh,” – u shpreh z. Haradinaj.
Ai sqaroi se e vetmja arsye që mund të futej Brenda në godinë do të ishte vetëm kërkesa nga policia e Kosovës përndryshe asnjë urdhër tjetër nuk do e njihte.
Pyetur nëse EULEX ka legjitimitet që të hyjë brenda godinës pa policinë e Kosovës ai u shpreh totalisht kundër duke sjellë edhe njëherë në vëmendje se gjithçka është bërë në mënyrë të paligjshme.
Një mbledhje emergjente u organizua nga veteranët në një kafene afër zyrave të OVL-UÇK duke qenë se në zyrat e tyre gjendeshin forcat e EULEX dhe nga kjo mbledhje rezulton se kjo është një hyrje flagrante.
“U konsultuam dhe ne prumë vendim se kjo është një e padrejtë shumë e madhe, kjo është një ndërhyrje flagrante në shtet, jo te ne, se te ne vjen kur don e kush don, ne jemi popull, ne s’kemi dyer por këta kanë thyer dyert e shtetit, kane thyer kushtetutën”,- tha Haradinaj.
“Ne nuk jemi kundër zbulimit të krimeve të luftës, por jemi kundër zbulimeve selective vetëm për shqiptarët dhe ata vetëm për pjesën e UÇJK-së… jo kështu, kjo është raciste dhe tipike fashiste,” – u shpreh i revoltuar Haradinaj.
Pyetur nga gazetarja Popova nëse do të vijnë dokumente të tjera nga i ashtuquajturi “Rrufeja” – personi i panjohur që ka dorëzuar tre herë dokumente të Gjykatës Speciale në OVL, – dhe çfarë do të bëjnë veteranët nëse rasti përsëritet, Haradinaj tha se do t’i shqyrtojnë me më shumë vëmendje, dhe do t’i publikojnë në media.
“Nëse mbërrijnë dokumente të tjera, dhe në formë CD-je siç është thënë… duhet t’ia plotësojmë amanetin e kryetarit që t’i quajmë pjata fluturuese, por ajo që ka rëndësi, tani do t’i shkepim [në kuptimin përhapim] edhe me më dhunë [zell], kemi për t’i shkep’… sepse me dokumente nuk kemi pasur mundësi t’i lexojmë ndërsa me CD…” – u shpreh Haradinaj.
Pas kësaj interviste për Euronews Albania, Haradinaj u shoqërua nga oficerë të misionit Evropian EULEX. Ai nuk pranoi shoqërimin prej tyre, por vetëm nga policia e Kosovës.
Lexoni gjithashtu:
Tensionohet situata në Kosovë, qytetarët bllokojnë rrugën dhe gjuajnë me shishe pjesëtarët e EULEX
EULEX arreston kreun e veteranëve të UÇK
Hysni Gucati: Do të bindim opinionin publik se Gjykata Speciale bashkëpunon me Serbinë
Gjykata Speciale konfirmon arrestimin e ish-zyrtarit të FSK, Salih Mustafa
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta