Arrestohen 2 mjekë të “Traumës”, akuzohen se morën para për të operuar të plagosurin në Velipojë

3 Korrik 2021 | 11:56

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me forcat e Posaçme “Shqiponjat” të policisë Tiranë, kanë arrestuar një mjek dhe një anestezist të spitalit të Traumës.

Uniformat blu njoftojnë se është arrestuar mjeku ortoped, Serdi Memini dhe anestezisti Ervin Sulaj, të cilët akuzohen se kanë marrë një shumë parash nga babai i të miturit me iniciale E.D, për kryer një operacion mbi këtë të fundit.

Bëhet fjalë për operimin e 17-vjeçarit që mbeti i plagosur në ngjarjen e Velipojës, ku humbën jetën 4 persona.

Mbi mjekët rëndon vepra penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i babait të të miturit, F.D, 40 vjeç, banues në Shkodër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026