Arrestohen 2 të mitur për shitje kanabisi, vëzhgoheshin nga sektori anti-drogë i policisë Tiranë

2 Tetor 2021 | 12:46

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan të shtunën dy të mitur.

17- vjeçari me iniciale E.SH. u kap duke shitur kanabis në Rrugën e Bogdanëve, të cilin e siguronte nga 17-vjeçari me iniciale K. R. Ky i fundit dyshohet se ishte dhe organizatori i veprimtarisë së paligjshme.

Burime për Euronews Albania konfirmojnë se të miturit e arrestuar ishin prej kohësh nën vëzhgim nga sektori anti-drogë në Policinë e Tiranës.

Shitja e kanabisit bëhej në afërsi të shkollës “Avni Rustemi”.

Policia bëri me dije se gjatë operacionit kapi sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza gati për shitje, një sasi parash që dyshohet se është fitimi nga aktiviteti dhe sende të tjera të kundërligjshme.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026