Arrestohen 53 shoferë, mbi 2700 gjoba nga policia në 1 javë

13 Qershor 2022 | 12:50

53 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia javën që shkoi për kryerjen e shkeljeve të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Përmes një njoftimi policia sqaron se janë ndëshkuar me gjoba për përdorim celulari, mosvendosje të rripit të sigurimit dhe shkelje të rënda të kodit rrugor 2712 drejtues mjetesh.

Gjatë kontrolleve të policisë rrugore janë pezulluar 69 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara.

“Gjatë fundjavës, si rezultat i kontrolleve të dedikuara, u evidentuan dhe u goditën edhe 3 raste të drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike, duke e çuar kështu në 24 numrin e drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan”, njofton policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026