Arrestohen 7 persona në një operacion anti-drogë në Tiranë
Shtatë persona janë arrestuar pas një aksioni të Policisë së Shtetit në Tiranë, ku edhe është konstatuar se një lokal që punonte pas orës policore, ishte bërë vatër e konsumimit dhe shitjes së drogës.
Policia bën të ditur se u shpallën në kërkim dy shtetas dhe u procedua në gjendje të lirë një 32-vjeçar për veprën penale “Moskallzim i krimit” (staf i lokalit).
“Në operacioni policor ‘Klientët’, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ‘Shqiponja’ në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një lokal në rrugën ‘Gjin Bue Shpata’, qëndronte i hapur pas orës policore dhe ishte përshtatur si ambient për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor të koduar ‘Klientët’ në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të (7) shtetasve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njoftimi thotë se “nga veprimet hetimore ka rezultuar se lokali punonte 3 ditë të javës në kundërshtim të aktit normativ, pas orës së lejuar policore si dhe në bashkëpunim dhe me stafin e këtij lokali kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të përdorimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Gjatë kontrollit të ambientit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta