Arrestohen 7 persona në Tiranë, mes tyre 59-vjeçari që kundërshtoi punonjësin e Policisë Bashkiake
Gjatë orëve të fundit Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu bëjnë më dije se në prangat e policisë ka rënë 44-vjeçari Çim Proshka, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.
Ndërkohë, është arrestuar edhe 59-vjeçari me iniciale D.S. Ky i fundit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake, pasi nuk ishte dakord për vendosjen e një mase administrative. Sipas policisë 59-vjeçari në tentativë për t’u larguar me mjetin e tij ka dëmtuar lehtë në këmbë punonjësin e Policisë Bashkiake, i cili pasi u mjekua doli nga spitali.
Më tej policia njofton: “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.B., 22 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dashurës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A.G., 37 vjeç, A.B., 42 vjeç, dhe E.K., 43 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
A.K., 58 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta