Arrestohen dy persona të tjerë për dy tonët drogë që u kapën në kufirin me Malin e Zi

5 Nëntor 2020 | 14:30

Policia dha të enjten detaje të reja për sa i përket aksionit që çoi në kapjen e 2.6 tonëve marijuanë në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Autoritetet konfirmuan dyshimet se droga qe ngarkuar në territorin shqiptar, pasi u tha se ishin arrestuar dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve pronar i një magazine në Lushnjë.

Dy të arrestuarit janë Arlind Tabaku 36 vjeç dhe Përparim Shurdhi 41 vjeç, nga Lushnja. Ky i fundit u përshkrua nga policia si pronari i magazinës nga ku u ngarkua sasia e drogës në kampionin e Ervis Callikut.

Policia nuk dha detaje për sa i përket personit të tretë të shpallur në kërkim, por tha se në magazinë janë gjetur materiale të shumta që mund të çojnë në dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të grupit që u përpoq të transportojë drogën.

Dy të arrestuarit, bashkë me kamionistin përballen me akuzën e “trafikimit të drogës” në bashkëpunim.

Sasia e drogës u kap pas disa muajsh hetime në bashkëpunim të autoriteteve shqiptare dhe malazeze.

Dyshohet se pas qarkullimit të kësaj sasie droge qëndron pas një grup kriminal në Shqipëri dhe se destinacioni i drogës ishte Gjermania.

 

Lexoni gjithashtu:

Kapja e drogës në Mal të Zi, hetimet shtrihen edhe në Shqipëri

Kapet kamioni me dy tonë kanabis në Podgoricë, kishte kaluar transit në Shqipëri nga Hani i Hotit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026