Arrestohen dy vëllezër për aksidentin me vdekje në Kamëz, njëri prej tyre polic
Dy vëllezër, njëri prej të cilëve polic, u arrestuan gjatë ditës së sotme për aksidentin me vdekje që u raportua më herët në Kamëz.
Policia njoftoi në mesditë se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat urdhëroi arrestimin e Roxhers Milkurtit (20 vjeç) me detyrë inspektor policie.
Nga njoftimi, ku përmendet akuza “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”, kuptohet se Roxhers Milkurti është munduar të pengojë zbardhjen e aksidentit ku ishte përfshirë vëllai i tij Marius Milkurti (22 vjeç).
Rasti ka të bëjë me ngjarjen e raportuar fillimisht nga policia si aksident me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari që po udhëtonte me motor në “Bulevardin Blu” në Kamëz.
Mirëpo në njoftimin e bërë në mesditë, policia saktësoi se ngjarja kishte ndodhur në mesnatë në kryqëzimin mes “Rrugës Teuta” dhe bulevardit dhe se viktima (26 vjeç, jo 30) është përplasur me një makinë “Mercedes-Benz”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta