Arrestohet 75-vjeçari që vrau bashkëshorten dhe vëllanë e tij
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 75-vjeçarit, Xhevit Sinani, i cili vrau me sëpatë bashkëshorten dhe vëllanë e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të premten në fshatin Tervol në Gramsh. Ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e këtij krimi të rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, gazetari i Euronews Albania, Renato Tafani raportoi se autori i krimit, pas ngjarje ska telefonuar fëmijët, ku u ka thënë se ka vrarë mamanë e tyrë dhe vëllanë e tij.
Tafani u shpreh se autori është në kërkim dhe se policia ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
“Është për t’u theksuar fakti se denoncimi për këtë ngjarje të rëndë është realizuar nga fëmijët e familjes ku ka ndodhur ngjarja. Autori i ngjarjes, pasi ka kryer krimin, ka telefonuar fëmijët e tij duke i treguar se kishte vrarë mamanë e tyre dhe vëllanë e tij.
Këto janë informacionet në lidhje me këtë ngjarje. Zona është tepër e largët dhe policia ende nuk ka mbërritur për të kryer veprimet proceduriale”, raportoi Tafani.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta