Arrestohet banda e vilave, 5 persona grabisnin para dhe sende me vlerë nëpër shtëpi

13 Prill 2021 | 18:55

Një grup grabitësish, të cilët ishin bërë tmerri i shtëpive në disa zona periferike të Tiranës, ranë në prangat e policisë. 5 persona janë arrestuar për vjedhje dhe grabitje me dhunë të banesave dhe vilave, kryesisht në zonë e Saukut dhe Liqenit të Thatë.

Ata fillimisht piketonin banesa ku kishte shuma parash dhe bizhuteri dhe më pas organizonin vjedhjen e tyre. Arrestimi i 5 hajdutëve ndodhi kur ata sapo kishin bastisur një shtëpi pranë qendrës tregtare TEG.

Veç sendeve të vjedhura, policia u sekuestroi atyre edhe armë zjarri, radio marrëse-dhënëse si ato të policisë dhe telefona celularë. Ndërsa mes sendeve të grabitura kishte bizhuteri të ndryshme floriri, si unaza, vathë, ora dore, varëse, medaljonë si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për hapjen e bravave dhe dyerve të blinduara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026