Arrestohet çift britanik në Spanjë, shkuan në festë dhe lanë fëmijët në hotel! Foshnja rezultoi pozitiv për kokainë

12 Qershor 2026 | 08:10

Një çift britanik është arrestuar nga autoritetet spanjolle në Costa del Sol në Spanjën jugore, pasi dyshohet se i lanë tre fëmijët e tyre të mitur vetëm në një hotel për të shkuar në një festë.

Rasti mori përmasa edhe më serioze kur fëmija më i vogël në familje, një foshnjë vetëm gjashtë muajshe, thuhet se rezultoi pozitiv për kokainë gjatë testeve mjekësore. Fëmija më i madh në familje kujdesej për vëllezërit e motrat e tij.

Policia ka konfirmuar arrestimin e një burri 41-vjeçar dhe një gruaje 28-vjeçare me akuzën e braktisjes së fëmijëve. Tre fëmijët e tyre, gjashtë muajsh, dy dhe katër vjeç, u gjetën vetëm në një dhomë hoteli në Benalmadena, një destinacion i njohur turistik në Costa del Sol, pranë Malagas në Spanjën jugore.

Burime të cituara nga mediat spanjolle i përshkruan kushtet në të cilat u gjetën fëmijët, shqetësuese. Dhoma thuhet se ishte në një gjendje rrëmuje, ndërsa më i madhi nga tre fëmijët kishte marrë përsipër kujdesin e vëllezërve dhe motrave të tij më të vegjël.

Një zëdhënës i policisë spanjolle konfirmoi arrestimet, por nuk pranoi të komentojë mbi raportet se foshnja rezultoi pozitive për kokainë , duke përmendur se hetimi është në vazhdim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë

Zyra e Presidentit Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar prokurorit të lartë të Ukrainës të shqyrtojë nisjen e procedurave penale kundër presidentit bjellorus Alexander Lukashenko, sipas...
17:33 | 28/07/2026

Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

Sekretari i 10-të i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të zgjidhet këtë vit për një mandat pesëvjeçar, që nis më 1 janar 2027. Më...
17:05 | 28/07/2026

Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha të martën se Shtetet e Bashkuara e kanë penguar Izraelin të sulmojë infrastrukturën energjetike iraniane për shkak të...
16:19 | 28/07/2026