Arrestohet edhe një tjetër person lidhur me dhunimin e 11-vjeçares në Kosovë
Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar edhe një tjetër person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “ndihmë” në rastin e dhunimit të 11-vjeçares 2 muaj më parë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se personi në fjalë është ndaluar për 48 orë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në vazhdën e veprimeve intensive hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ndihmë”(në kryerjen e veprës penale të dhunimit), sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11-vjeçares, në qershor të vitit 2022”, thuhet në komunikatë për media.
Aty thuhet se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente.
5 persona abuzuan seksualisht ndaj një të miture, vetëm 11 vjeçe në Kosovë mbi 2 muaj më parë.
4 prej autorëve u vunë menjëherë në pranga, ndërsa pak ditë më vonë u arrestua personi i pestë i përfshirë në ngjarjen makabre.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta