Arrestohet i dyshuari për vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe
Autoritetet në Japoni kanë arrestuar një të dyshuar për vrasjen e ish-kryeministrit të vendit, Shinzo Abe.
I dyshuar është 41-vjeçari Tetsuya Yamagami, i cili u kap nga policia pranë vendit të ngjarjes, shkruan BBC.
Oficerët e policisë thonë Yamagami, pranoi se kishte qëlluar ndaj ish-kryeministrit. Ai u tha oficerëve se kishte përdorur një armë të bërë nga ai vetë.
Në një konferencë për shtyp, policia japoneze bëri me dije se në lidhje me vrasjen e Abes, është ngritur një grup hetimor prej 90 personash.

Vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe në orët e para të mëngjesit të së premtes teksa po zhvillonte një fushatë në qytetin Nara tronditi Japoninë, por edhe politikën në të gjithë botën.
67-vjeçari ndërroi jetë në spital, pasi u qëllua dy herë në shpinë. Ai cilësohej një nga politikanët me më shumë influencë në kohët moderne. Shinzo Abe është kryeministri që ka shërbyer më gjatë në këtë detyrë.
Ai e rimori qeverisjen në vitin 2012 dhe qëndroi deri në vitin 2020 kur dha dorëheqjen për shkak të problemeve shëndetësore.
Pas lajmit të vrasjes së ish-kryeministrit, liderë botërorë reaguan duke dënuar aktin e duke vlerësuar figurën e Shinzo Abe si një personalitet në botën e politikës.
LEXONI GJITHASHTU
Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
- 18:54 Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks