Arrestohet ish-kryeministrja e Skocisë për financime të paligjshme të partisë
Ish-Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, është arrestuar si pjesë e hetimit të policisë për financat e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), duke u bërë zyrtari i fundit më i lartë i SNP-së që merret në pyetje.
Në një deklaratë, Policia e Skocisë tha se gruaja 52-vjeçare u arrestua këtë të dielë, 11 qershor 2023, si e dyshuar në lidhje me hetimin në vazhdim për financimin e paligjshëm të Partisë Kombëtare Skoceze.
“Gruaja është në paraburgim dhe po merret në pyetje nga detektivët e Policisë së Skocisë”, tha policia.
Policia tha se nuk është në gjendje të komentojë më tej pasi ajo wshtw ende nwn hetim.
Burri i saj, ish-shefi ekzekutiv i SNP, Peter Murrell, u arrestua dhe u lirua në fillim të këtij muaji , i ndjekur nga arkëtari i grupit, Colin Beattie, dhe oficerët kanë bastisur selinë e partisë në Edinburg.
52-vjeçarja Sturgeon, njoftoi papritmas dorëheqjen e saj si Kryeministre në shkurt, pas një periudhe nëntëvjeçare në të cilën ajo u bë kryetarja e Lëvizjes për Pavarësinë e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta