Arrestohet në Beograd arbitri i dyshuar për lidhje me rrjet kriminal
Arbitri i njohur i Euroligës, Uros Nikoliç, është arrestuar në Beograd gjatë një operacioni ndërkombëtar policor që çoi në prangosjen e dhjetë personave të tjerë.
Sipas mediave serbe, gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur 250 mijë dollarë në para të gatshme dhe disa shufra ari, ndërsa dyshohet se Nikoliç ka lidhje me klanin kriminal “Vračarci”, një grup i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale, përfshirë dy vrasje dhe tre tentativa vrasjeje në vitet e fundit.
Nikoliç, i cili ka arbitruar në nivelin më të lartë të basketbollit evropian, ka qenë shpesh në qendër të polemikave. Sezonin e kaluar ai drejtoi ndeshjen mes Olimpia Milano dhe Olympiacos, ku u akuzua për vendime të dyshimta që ndezën debatet në arenën sportive.
Sipas raportimeve, në vitin 2021, Ylli i Kuq i Beogradit e kishte akuzuar Nikoliçin për shkatërrimin e dhomës së zhveshjes pas një ndeshjeje me tensione të larta.
Hetimet për përfshirjen e tij në rrjetin kriminal janë ende në zhvillim, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se priten edhe arrestime të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët organizohen në sheshin “Skënderbej”
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse