Arrestohet në Maqedoninë e Veriut, Saimir Taullau
Saimir Taullau është arrestuar nga policia në Maqedoninë e Veriut pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti nga Zvicra, ku rezulton i dënuar për trafik droge.
Taullau, i dënuar dhe në Shqipëri për drogë ndërsa njihet si rivali i Aldo Bares në Lushnjë dhe u ka mbijetuar dy atentateve deri tani.
Vetëm pak kohë më parë, Taullau ishte subjekti i Operacionit Forca e Ligjit ku iu kërkua të deklaronte pasurinë. Ai njihet si biznesmen në Lushnje, ndërsa policia dyshon se të ardhurat e tij vijnë nga veprimtari kriminale.
Pas vrasjes së të vëllait të tij Baki Taullau, Saimiri dëshmoi në gjyqin ndaj Bares duke e bërë përgjegjës për këtë krim. Sipas dyshimeve, Aldo Bare vrau Baki Taullaun pas refuzimit të këtij të fundit për t’i paguar një gjobë prej 500 mijë euro.
Saimir Taullau është dënuar për trafik heroine në Shqipëri me 3 vjet burg pasi u kap me një sasi prej 1.2 kg gjatë një aksioni të Policisë së Durrësit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta