Arrestohet drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi
Me urdhër të SPAK, Policia e Shtetit ka arrestuar në Kavajë drejtuesin e Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi.
Së bashku me të policia ka vënë në pranga shoferin e tij, Isuf Gega si dhe dy persona të tjerë të cilët akuzohen për “korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se katër të arrestuarit mes të cilëve dhe prokuroi kundrejt shumave të ndryshme monetare kanë favorizuar persona nën hetim.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në banesat e të arrestuarve.
Edmond Kariqi deri në vitin 2019 ka qenë prokuror pranë Prokurorisë së Kavajës, më pas ai është emëruar në Lushnje si prokuror ndërsa se fundmi është transferuar në Kukës ku është komanduar drejtues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta