Arrestohet qytetarja, përfitoi 16 mijë euro nga mashtrimi në Instagram

28 Korrik 2021 | 14:41

Policia ka arrestuar të mërkurën Suela Kapidanin, banuese në Kavajë me akuzën mashtrim nëpërmjet Instagramit. Nga hetimet rezulton se në total, ka fituar 16 mijë euro.

31-vjeçarja e përdorte rrjetin social për të komunikuar me qytetarë të ndryshëm të cilëve u premtonte licencën e farmacistit në këmbim të 10 mijë eurove.

Sipas policisë, përveç mesazheve në Instagram, nga operacioni disa javor ka prova të tjera që dokumentojnë krimin e Kapidanit. Asaj iu sekuestruan 1 kompjuter, 2 aparate telefonike, 10 mijë euro, 50 mijë lekë dhe 61 fatura tatimore shitjeje.

Krimi kibernetik është një fenomen në rritje në Shqipëri. Për këtë arsye në fillim të korrikut, përmes një deklarate për mediat policia bëri thirrje për qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar në komunikimet e tyre në rrjete sociale.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026