Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin me një viktimë në Gramsh

11 Korrik 2021 | 10:07

Policia ka arrestuar shoferin e autobusit që u aksidentua të shtunën në afërsi të Gramshit.

47-vjeçari Arjol Xhepexhiu humbi drejtimin e mjetit pranë fshatit Bregas dhe si pasojë vdiq 30-vjeçari me iniciale L.L dhe u plagosën 9 pasagjerë të tjerë. Këta të fundit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Numri i aksidenteve rrugore në vendin tonë mbetet shqetësues, pasi gjatë pesë mujorit të parë të këtij viti janë regjistruar 547 aksidente, me pasojë 90 të vdekur.

Bazuar në të dhënat e INSTAT, aksidentet në pjesën më të madhe të tyre kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa numri më i lartë i tyre është kryer nga grupmosha 25 deri në 34-vjeç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026