Mbërrijnë në Kosovë dozat e para të vaksinës kundër Covid-19

28 Mars 2021 | 20:35

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka mbërritur kontingjenti i parë i vaksinave  kundër Covid-19, si pjesë e programit COVAX.

Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Vaksina e AstraZeneca dhe universitetit të Oksfordit se është 76 për qind e efektshme kundër Covid-19.

Po ashtu Bashkimi Evropian, ka premtuar se do t’i ofrojë Kosovës e vendeve të tjera të rajonit vaksina për të luftuar virusin vdekjeprurës.

Kosova është vendi i fundit në rajon që do të nisë fushatën e imunizimit të popullsisë kundër coronavirusit.

Autoritetet shprehen se tashmë kanë hartuar një plan të imunizimit, të ndarë në tri faza, ku fillimisht pritet të vaksinohen punonjësit e shëndetësisë, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026