Arsenali thyen Liverpool-in, udhëheq kampionatin anglez
Arsenali ka marrë një fitore të madhe ndaj Liverpoolit 3-2 dhe vijon të udhëheqë kampionatin anglez.
Skuadra e Mikel Artetës zhvilloi një paraqitje të mirë, teksa gjeti golin e avantazhit që në minutën e parë me Martinelin.
Barazimi i përkohshëm erdhi nga Nunjez, ndërkohë që Saka shënoi dhe dy herë të tjera. Goli i dytë për skuadrën e Klop erdhi nga Firminjo.
Fitore regjistroi dhe Mancester Junajtid, që mposhti Evertonin në Godison Park 1-2, ku një prej golave u shënua nga Ronaldo.
Edhe skuadra tjetër e qytetit regjistroi triumfin e radhës duke shpartalluar Sauthhemptonin 4-0. Foden e Haland në superformë.
Kein shënoi golin e vetëm në fitoren e Totenhemit ndaj Brajton, si udhëtues, aq mjaftoi për të marrë 3 pikët. 17 minuta mjaftuan nga rikthimi i Armando Brojës në Premier League për të realizuar një supergol dhe hipotekuar rezultatin pozitiv të radhës për Poterin.
Aktualisht Premier Liga udhëhiqet nga Arsenali, i ndjekur nga Mançester Siti, Totenhemi, Çelsi, Mançester Junajtid, ndërsa në vendet e fundit Ulves, Leister dhe Notingam Forest.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta