Artan Fuga: Propozimet e mazhorancës dhe opozitës s’janë lista të hapura
Filozofi Artan Fuga thotë se, diskutimet e fundit politike në vend kanë zhvendosur vëmendjen nga platformat politike tek praktika se si do të votohet. Profesori i gazetarisë shprehet se, propozimet e paraqitura si nga mazhoranca dhe opozita nuk janë vërtetë të hapura.
“Termi lista të hapura me propozimet që shohim, unë vë re se nuk ka një përputhje semantike kuptimore mes emrit lista të hapura dhe asaj që na propozohet konkrektisht. Propozimi që ka mazhoranca në fakt nuk ka të bëjë me listat e hapura. Pasi një pjesë e listës janë të privilegjuar dhe pjesa tjetër mund të lëvizë e ka shumë të vështirë të zhvendosi ata që janë në krye të listës.
Edhe ai model që propozon opozita për mua është një listë me kandidatë të lëvizshëm. Nëse do ta krahasoj me futbolli, është një futboll total ku sulmuesi mund të luajë edhe mbajtës por nuk është një listë e hapur, është një listë e lëvizshme”, tha z. Fuga.
Profesori duke folur për atë çfarë do të ishte vërtetë listë e hapur tha se, “vota për partinë duhet të jetë shumatorja e votave që marrin kandidatët”. Kjo shtoi z. Fuga do të sillte emancipim dhe hapje të elitave ndërsa termi që përdoret nga partitë kryesore nuk është adekuat për lista të hapura.
“Listë të hapur do të kishim dhe do të përputhej me fjalë kur një parti vendos një listë kandidatësh për deputetë dhe vota total që merr partia vijnë nga votat që merr secili kandidat. Tani pak rëndësi ka vota për kandidatët pasi votat i merr partia”, përfundoi profesori.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta