Artan Lame tregon zonat në jug ku ka përfunduar regjistrimi fillestar për pronat

29 Tetor 2022 | 21:59

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame deklaroi se ka përfunduar regjistrimi fillestar për pronat në disa zona bregdetare.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, Lame u shpreh se në këto regjistrime, mund të ketë raste kur dokumentet janë fallco.

“Regjistrimi fillestar në jug, ka mbaruar në Ilias, ka mbaruar në Gjilek, në Vuno fshat dhe po vazhdon në Vuno në pjesën e tokave. Ka mbaruar në dy blloqe në Dhërmi, sapo ka mbaruar në Palasë, ka mbaruar në Himarë kala, në zonën qytetare bashkë me kalanë, po punohet me Lukovën.

Padiskutim, në regjistrimet e bëra mund të ketë edhe nga këto fallco. Fallcot, nuk i heton kadastra, ai mund të ketë ardhur dhe thotë ja ku e kam AMPT, është në rregull. Nuk është faji i Kadastrës që ajo është regjistruar, mund të dalin edhe raste kur janë fallco, le t’i shikojmë”, theksoi ai.

Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar dokumentin në të cilin shihet se si ish-kreu i qarkut të Vlorës,  Anesti Dhimojani i ka dhënë familjes së tij, 12 mijë metra katrorë tokë në bregdet.

Tjetërsimin e pronës, Dhimojani e ka kryer teksa mbante këtë detyrë publike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026