Arti kundër luftës në Gaza: 1,300 artistë bojkotojnë institucionet filmike izraelite
Mbi 1,300 artistë, përfshirë edhe yje të Hollywood, kanë premtuar se nuk do të bashkëpunojnë me institucionet izraelite të filmit që janë bashkëpunëtore në abuzimet ndaj palestinezëve, ndërsa Izraeli po përforcon luftën në Gaza.
Në një letër të publikuar, aktorë të njohur qortuan “tmerrin pa mbarim” në Gaza, ku Izraeli ka vrarë mbi 64 mijë palestinezë dhe ka rrafshuar pjesën më të madhe të territorit.
“Frymëzuar nga Kineastët e Bashkuar Kundër Aparteidit që refuzuan të shfaqnin filmat e tyre në aparteidin në Afrikën e Jugut, ne premtojmë të mos shfaqim filma, të luajmë apo bashkëpunojmë me institucionet izraelite të filmit përfshirë festivalet, kinematë, transmetuesit dhe kompanitë e prodhimit që janë të përfshira në gjenocidin dhe aparteidin ndaj popullit palestinez”, thuhet në deklaratë.
Shkresa citon vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që thotë se akuza ndaj Izraelit për gjenocid është e vlefshme dhe e shpalli të paligjshëm pushtimin izraelit të territorit palestinez.
Në 23 muaj luftë, akademikë, grupe të të drejtave të njeriut dhe ekspertë të Kombeve të Bashkuara e kanë akuzuar Izraelin se po kryen gjenocid ndaj palestinezëve.
Të famshmëve u është bërë thirrje me kohë që të përdorin zërin dhe statusin e tyre për të kthyer vëmendjen drejt Palestinës.
Kohët e fundit, aktorë dhe regjisorë të shumtë janë shprehur kundra politikave të Izraelit, edhe pse kjo ka rezultuar negative për karrierën e tyre.
Njëkohësisht, zëri i Palestinës po forcohet gjithnjë e më shumë në industrinë e filmit.
“The Voice of Hind Rajab”, i cili rrëfen historinë e një pesëvjeçareje palestineze të ngecur në makinë me familjen para se ta vrisnin ushtarët izraelitë, mori duartrokitje që zgjatën plot 23 minuta në Festivalin e Filmit në Venecia.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta