Artistët e pavarur shqiptarë kërkojnë ndihmë nga qeveria për të përballuar COVID-19

22 Prill 2020 | 17:01

Pandemia globale e COVID-19 nuk po shoqërohet vetëm me pasoja sociale, por edhe ekonomike. Artistët e sektorit të pavarur të Shqipërisë i janë drejtuar me një letër të hapur kryeministri Edi Rama, ku i kërkojnë mbështetje financiare, pasi si rezultat i mbylljes së aktivitetit, të ardhurat e tyre nuk mjaftojnë për të vijuar krijimtarinë dhe jetesën në kushte optimale.

Në letrën publike të tyre, artistët e pavarur shqiptarë pohojnë se janë taksapagues të vendit, ndërsa Kushtetuta shprehen ata u garanton mbështetjen në situata emergjente.

Ata theksojnë më tej se vendet e tjera të Evropës e kanë përfshirë si mes prioriteteve kryesore të qeverive përkatës mbështetjen financiare të artistëve. Artistët e pavarur shqiptarë theksojnë se nuk duan të ikin nga vendi që të garantojnë jetesën, por duan ndihmën e autoriteteve shtetërore shqiptare, që t’u garantojë kushte jetese në vendin ku janë lindur e rritur.

Deri tani qeveria ka prezantuar dy paketa ndihmuese për situatë e pandemisë globale të COVID-19, ndërsa në varësi të situatës, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar prezantimin e një pakete të tretë.

94193213_2532112933705310_6717235770412761088_n.jpg

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026