Artisti kosovar Alkent Pozhegu krijon portretin e Angela Merkel me fara dhe drithëra

26 Shtator 2021 | 21:20

Artisti kosovar Alkent Pozhegu po punon në formë mozaiku portretin e kancelares gjermane në largim Angela Merkel, duke përdorur fara dhe drithëra.

Me anë të këtij punimi, artisti dëshiron të shprehë mirënjohjen për kancelaren, pasi, ” është një shembull për të gjitha gratë e botës”, si edhe për mbështetjen që ajo i ka dhënë Kosovës, ku në vitin 2008 e njohu si shtet të pavarur.

Alkent Pozhegu po punonte me këtë mozaik në një kohë kur gjermanët po votonin në zgjedhjet e përgjithshme për pasardhësin e Merkel, e cila e ka udhëhequr vendin e saj për 16 vjet.

Në janar, Alkent Pozhegu Alkent krijoi edhe portretin e presidentit amerikan Joe Biden. Ai mban dy rekorde Guinness për mozaikët e tij gjigantë, të bërë prej farash dhe drithërash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Artisti kosovar Alkent Pozhegu rikrijon portretin e Joe Biden me drithëra dhe fara

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026