Artur Metani: 1600 ankesa për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, por s’ka kush t’i shqyrtojë!
100 ditë pas krijimit të tij, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka hyrë në ngërç. 1600 dosje me ankesa nga qytetarët për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, presin për t`u shqyrtuar, por nuk ka kush ta bëjë këtë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka mbetur i vetëm në këtë betejë të madhe. Në një intervistë për dokumentarin Unpublished, në Euronews Albania Artur Metani, kreu i ILD-së tregon se askush nuk pranon të marrë pozicionin e inspektorit. Deri tani ai ka vetëm një vartës dhe një zyrë të vetme, ku duhet të zhvillohet e gjithë puna e këtij institucioni kaq të rëndësishëm të drejtësisë.
Metani rrëfen për Euronews Albania se vështirësitë nuk janë vetëm logjistike. Gara që është hapur për të plotësuar trupën e inspektorëve po dështon për mungesë aplikimesh nga gjyqtarët dhe prokurorët që vijnë nga radhët e sistemit. Ndërkohë nga juristët e lirë ka disa kërkesa, por edhe ato të pakta. Arsyeja kryesore është fakti se çdo aplikues për inspektor, do të kalojë me prioritet në sitën e Vettingut, para se të marrë detyrën. Dhe kjo nuk ju shkon për shtat me sa duket shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë duhet të ketë në përbërje të tij 18 inspektorë, nga të cilët 6 do zgjidhen nga radhët e juristëve të lirë dhe 12 duhet të vijnë nga radhët e magjistratëve. Asnjë prej këtyre të fundit nuk është futur në garë.
Por cila është arsyeja që gjyqtarët dhe prokurorët nuk duan të hetojnë rastet e shkeljes së ligjit nga të korruptuarit? Ky mosinteresim do të kishte kuptim, nëse këto poste nuk do të mbartnin në vetvete përfitime. Le të shohim çfarë përfiton një inspektor. Rroga e një inspektori shkon rreth 300 mijë lekë të rinj në muaj, pra rreth 2 fish më e lartë se ajo që mund të marrë psh një gjyqtar nga radhët e gjykatës së shkallës së parë. Pra përfitimi ekonomik është i madh.
Le të shohim përfitimin në karrierë. Nëse një jurist merr detyrën e inspektorit, ai për 5 vite do të ngjisë shkallët e karrierës duke shkuar në gjykatat e apelit, kohë e cila nëse nuk është inspektor shkon minimumi 10 vite eksperiencë. Pra edhe përfitimi në karrierë është i lartë. Por sërish interesi për këto poste është zero!
Të marrësh rolin e inspektorit në ILD, së pari duhet të kalosh të gjithë filtrat e kontrollit të pastërtisë së figurës, pa asnjë hije dyshimi për korrupsion të çdo lloji dhe së dyti duhet të marrësh parasysh riskun e hetimit të kolegëve të tu, që ndonjëherë mund të jenë edhe shokët e tu më të afërt. Pra thënë të gjitha këto, duket se deri tani askush nuk i beson as ndërgjegjes së vet dhe as guximit për të hetuar të tjerët.
Për një investigim të plotë mbi këtë çështje ndiqni Unpublished, link më poshtë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta