Masa ndaj pedofilisë, Manja: Të hiqet përfitimi i uljes së dënimit kur abuzohet me të miturit
Kuvendi do të ndryshojë Kodin e Procedurës Penale në mënyrë që personat që abuzojnë me të miturit të mos përfitojnë ulje dënimi. Propozimi u bë nga kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, si reagim kundër abuzimit ndaj një 15-vjeçarje nga roja i shkollës, ku ajo mësonte.
“Aplikimi i gjykimit të shkurtuar në Kodin e Procedurës Penale ka disa kufizime, dhe do të isha e i mendimit që nga kjo e drejtë që ka Kodi i Procedurës Penale, të mos i jepet e drejta të mos përfitojë asnjë i pandehur kur kemi të bëjmë me krime me të mitur dhe me dhunë në familje”, tha Manja.
Ministrja e Drejtësisë nga ana e saj theksoi se do të duhen trajnime për strukturat ligjzbatuese në mënyrë që vepra të tilla penale të parandalohen. Por, për sa i përket dënimeve të dhëna ndaj këtyre individëve që abuzojnë me të miturit, drejtuesja e Ministrisë së Drejtësisë u shpreh se kanë qenë shumë të pakta rastet kur është dhënë dënimi maksimal që parashikon ligji.
“Për hir të së vërtetës, në një kërkim që kemi bërë këto ditët e fundit, edhe në bazë të rastit të fundit, numri i atyre që shkojnë në gjykatë dhe janë dënuar është shumë i pakët. Duke filluar nga 2006 dhe deri më sot, në shumë pak raste janë aplikuar dënimi deri në 25 vjet, në të shumtën e rasteve dënimet janë 5-10 vjet, dhe nuk po flasim këtu kur autor është i mituri”, tha ajo.
Ministrja ishte thirrur ne Komisionin e ligjeve për të raportuar mbi mënyrën e zbatimit nga organi i Prokurorisë të rekomandimeve prioritare të dhëna nga Këshilli i Ministrave për vitin 2019.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta