“Askush nuk është mbi ligjin”, Rama intervistë me Grenell, komenton vendimin për Berishën

24 Qershor 2021 | 22:07

Për herë të parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka komentuar shpalljen non grata” në SHBA të ish-kryeministrit Berisha. Në një intervistë për median amerikane Newsmax, Rama deklaroi se askush nuk është mbi ligjin.

“Do të thosha se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush nuk është mbi ligjin”, u shpreh z. Rama.

Gjatë intervistës, kryeministri komentoi edhe vendimin e ministrave të jashtëm të BE për të shtyrjen konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Bashkimi Evropian ka dhënë vlerësimin dhe premtimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Në anën tjetër nuk ka vendim sepse Bashkimi Evropian është i bazuar në vendimmarrjen e të gjitha shteteve dhe pastaj kur një shtet nuk pajtohet gjithçka ndalohet”, deklaroi z. Rama.

Teksa foli për minishengenin, Rama falënderoi ish-të dërguarin e presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, me të cilin zhvilloi dhe intervistën.

“Së pari, më duhet ta përsëris që ju nuk jeni më në rolin e kontribuuesit të iniciativës së mini-shengenit për të cilin ju falënderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave”, përfundoi kryeministri i Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Rama: Të shkrijmë kufijtë në Ballkan, BE ende jo gati për ne. Zaev: S’do heq dorë nga negociatat me Bullgarinë

Kryeministri Rama zgjedh të marrë mandatin e deputetit në Durrës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026