Asnjë humbje jete dhe dhjetë të infektuar me COVID-19 në Kosovë

11 Qershor 2021 | 15:22

Në Kosovë nuk është regjistruar asnjë humbje jetë në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë thekson se janë kryer 1977 testime të dyshuara dhe dhjetë prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Listës totale të të shëruarve në orët e fundit i janë shtuar 116 qytetarë, tregues ky, që sipas specialistëve të fushës fakton prirjen rënëse të agresivitetit të coronavirus.

Po ashtu edhe procesi i vaksinimit vijon të kryhet paralelisht, ku në 24 orët e fundit janë injektuar 2.674 doza.

Ministria e Shëndetësisë thekson se 7.718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026