Asnjë humbje jete nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë thirrje për vigjilencë
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë identifikuar 13 raste të reja më COVID-19 në 2007 testime të kryera, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete për shkak të virusit.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se rastet pozitive janë 3 në Lushnje, 2 raste në Korçë, Elbasan, Rrogozhinë, nga 1 rast në Fier, Tropojë, Gjirokastër, Roskovec.
“Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,035 që nga fillimi i epidemisë”, bën me dije ministria.
Ministria e Shëndetësisë bën apel për vigjilencë dhe zbatim me përpikëri të masave parandaluese ndaj COVID nisur nga përhapja e variantit ‘Delta’ në shtete të rajonit dhe më gjerë, gjë që ka vendosur në alert të shtuar strukturat e shëndetësisë në territor.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta