“Asnjë ish-ministër në kabinetin Basha”, Jorida Tabaku ‘zbulon’ kushtin për t’u bërë pjesë e qeverisë
Kandidatja e Partisë Demokratike për deputete, Jorida Tabaku thotë se në kabinetin e qeverisë “Basha” nuk do të ketë ish-ministra.
Ky rregull nuk do të jetë vetëm për zyrtarë të PD-së por do të zbatohet edhe për aleatët që do të bashkë qeverisë.
“Z. Basha ka ekipin e vet, që e ka nxjerr në listën e vet dhe sigurisht që do të qeverisë me ekipin e tij, është normale apo jo?”, tha znj. Tabaku.
Ilva Tare ndërhyri duke thënë se në listë ka edhe emra që kanë qenë ministra në kohën e Berishës.
“Në listë ka edhe ministrja të Berishës, në vende fituese madje në Tiranë”, tha drejtuesja e emisionit.
Por, znj. Tabaku shtoi më tej se ekipi i qeverisë së ardhshme do të përbëhet nga individë me integritet.
“Se kush do të jetë nesër në ekipin qeverisës i takon kryeministrit të ardhshëm, nuk e caktoj dot unë”, tha ajo.
Sipas Jorida Tabakut, rregulli se ish-ministrat nuk do të jenë më pjesë e kabinetit qeveritar do të zbatohet edhe për aleatët.
Ndërkohë analisti Pator Nestur ndërhyri duke thënë se nga emrat e LSI këtë kushte e plotëson vetëm Monika Kryemadhi.
“Vetëm kryemadhi e përmbush kushtin nga LSI që nuk ka qenë ministre ndonjëherë”, tha z. Nesturi.
E pyetur nga Ilva Tare nëse vetë znj. Tabaku do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar “Basha”, ajo tha se për këtë duhet pyetur z. Basha.
“Nuk e them dot unë duhet të pyesni z. Basha”, tha ajo.
Znj. Tabaku u shpreh se pranon gabimet që mund të ketë bërë PD në opozitë, duke thënë se ka qenë një opozitë e vështirë, mirëpo tashmë janë të përgatitur për të qeverisur pas zgjedhjeve të 25 prillit, duke përzgjedhur një ekip drejtues me integritet.,
“I kemi marrë kostot tona, kemi pasur një opozitë të vështirë. Janë pranuar të gjitha gabimet që kemi bërë. Ekipi i ri qeverisës do të jetë ekip me integritet, me emra, pa numra, me individë”, tha ish deputetja e PD-së.
Jorida Tabaku, në lidhje me ikjen e PD-së nga Parlamenti tha se ishte zgjidhja e vetme pasi zëri i tyre nuk dëgjohej, gjë që u bë faktike me miratimin e dekretit të dytë për prishjen e teatrit.
Lexoni gjithashtu:
Jorida Tabaku: PD ka ‘grup për mbrojtjen e votës’ më 25 prill
Jorida Tabaku: Të gjitha PPP do t’i kalojmë në skaner, do japim me koncesion vetëm burimet natyrore
Jorida Tabaku: Votues të zhgënjyer të PS në 2013, sot po mbështesin PD
Bashkëqeverisje PD-PS pas 25 prillit? Jorida Tabaku jep përgjigjen e prerë
Tabaku zbërthen dobitë e taksës së sheshtë: Paga 0-30 mijë lekë nuk do taksohet
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta