“Asnjë vend në Gaza s’është i sigurt”, zyrtari OKB-së për zonat e sigurta izraelite

10 Nëntor 2023 | 12:46

Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ngriti dyshime mbi krijimin e njëanshëm të Izraelit të “zonave të sigurta” në Gaza, duke thënë se askund brenda territorit nuk ishte vend i sigurt për civilët.

Kërkesat që civilët të zhvendosen në një “zonë të sigurt” të përcaktuar nga Forcat e Mbrojtjes izraelite janë gjithashtu shumë alarmante”, tha Volker Türk, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, gjatë një konference për shtyp në  Aman, Jordani.

“Një e ashtuquajtur ‘zonë e sigurt’, kur krijohet në mënyrë të njëanshme, mund të rrisë rreziqet për civilët dhe ngre pyetje reale nëse siguria mund të garantohet në praktikë. Për momentin, askund në Gaza nuk është i sigurt, pasi bombardimet po raportohen në të gjitha pjesët e Rripit”, u shpreh zyrtari.

Izraeli njoftoi të premten një tjetër afat gjashtëorësh për evakuimin e civilëve në jug nga veriu i Gazës. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby tha të enjten se Izraeli do të “fillojë të zbatojë pauza 4-orëshe në zonat e Gazës veriore çdo ditë”, por ishte ende e paqartë nëse ky është vetëm një zyrtarizim i asaj që IDF ka bërë tashmë apo diçka e re.

Türk tha se ai beson se pushtimi izraelit është në rrënjë të dhunës midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026