Asnjë viktimë me Covid-19 në Kosovë, situata raportohet e qëndrueshme

30 Shtator 2020 | 13:17

Prej ditësh në Kosovë raportohet për një gjendje të qëndrueshme të pandemisë së Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit ka kryer 580 teste të dyshuara, ndërsa 46 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 62 pacientë të tjerë, ndërkohë nuk është raportuar asnjë humbje jete.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441”, njofton IKSHPK-ja.

Rastet pozitive në Kosovë:

Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti.

Autoritetet ftojnë qytetarët të respektojnë masat anti-covid, të ruajnë distancën fizike, të shmangin grumbullimet masive si dhe të vendosin maskë në ambientet e mbyllura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026