Atalanta mund Juventusin, tashmë kampionët rrezikojnë dhe Champions-in
Në javën e 31-të të Serie A, Atalanta ka arritur një fitore të jashtëzakonshme përballë Juventus. Me Ronaldon jashtë fushe, ekipi i drejtuar nga Pirlo pësoi golin vendimtar tre minuta nga fundi i takimit.
Ishte mesfushori nga ukraina, Ruslan Malinovsky që realizoi golin me vlerë tri pikë, duke e ngjitur Atalantën në vendin e tretë.
Kjo është fitorja e parë e Atalanta ndaj Juventus në Serie A pas saj 2-1 të arritur në vitin 2001.
Kur mbeten për t’u luajtur dhe shtatë javë nga fundi i kampionatit, në krye të Serie A është Inter me 74 pikë që luan në mbrëmje me Napolin.
Në vend të dytë është Milan me 66 pikë ndërsa më pas vjen Atalanta me 64, Juventus 62, Napoli 59 dhe Lazio 58 pikë.
Me Napoli dhe Lazio me nga një ndeshje më pak, Juventus tashmë rrezikon dhe pjesëmarrjen në Champions League nëse vazhdon ecurinë negative.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta