Atentat në Elbasan, një i vrarë, tjetri në gjendje kome

4 Tetor 2021 | 19:37

Dy personave u është bërë atentat mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Ata janë qëlluar me breshëri nga një automjet në lëvizje ndërsa ishin duke ecur në këmbë në zonën e Bradasheshit, pranë vendi të quajtur si “rreth rrotullimi i luleve”.

Lulzim Bitri, 35 vjeç, ka ndërruar jetë në vend ndërsa Ardian (Subashi) Çollaku është në gjendje kome.

Çollaku është dërguar për ndihmë më të specializuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Bitri dhe Çollaku kanë qenë në vëzhgim pasi janë qëlluar sapo kanë dalë nga një lokal.

Në ndihmë të policisë ka shkuar FNSH dhe RENEA si dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit.

Në zonën e Metalurgjikut është gjetur një automjet tip “Volvo” i djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët në atentat.

Çollaku ka qenë person i dënuar me 23 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe armëmbajtje. Vitin e kaluar ai ka qenë subjekt i OFL.

Ai rezulton i shoqëruar si person në dijeni për disa ngjarje kriminale, më e fundit vrasja e Everest Caka po në Elbasan në maj 2021.

Bitri ka qenë i dënuar me 4 muaj burg në Maqedoninë e Veriut pasi akuzohej si i përfshirë në një përplasje me armë në Tetovë në 2018 ku mbeti i vrarë një person.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026