Atentat në Vlorë, ekzekutohet në derën e shtëpisë 25-vjeçari
Një 25-vjeçar është vrarë gjatë një atentati mesnatës të së shtunës në qytetin e Vlorës. Kristian Breshanaj është qëlluar me 10 plumba kallashnikovi në lagjen e ‘Ujit të ftohtë’, në zonën e njohur si ‘7- katëshet’.
Autorët të cilët dyshohet se kanë qenë dy, kanë qëlluar nga një makinë me targa greke e cila u gjet e djegur pak pas ngjarjes, në lagjen ‘10 Korriku’.
Brenda mjetit tip BMW u gjet edhe arma e krimit, një kallashnikov. Vrasja e Breshanajt është në vazhdën e disa krimeve të ndodhura në Vlorë përgjatë viteve të fundit, ku shumica e tyre janë të pazbardhura.
25-vjeçari kishte vetëm tre muaj që ishte kthyer nga Belgjika aty ku kishte jetuar për disa muaj. Breshanaj, sipas të dhënave të policisë, ka qenë i arrestuar në vitin 2014 për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike.
Ndërsa pistat që po ndjek policia janë disa, duke kaluar në verifikim konfliktet e tij në qytetit e Vlorës apo edhe ato të sjella nga jashtë vendit, pikërisht nga Belgjika. 12 persona ka shoqëruar policia kryesisht banorë të zonës, por që nuk kanë dhënë asnjë detaj të vlefshëm për zbardhjen e atentatit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta