Atentati me eksploziv në Kamëz ndaj Gjon Menas, pranga Gjergji Cukalit dhe dy të tjerëve

24 Shkurt 2021 | 19:22

Policia ka vënë në pranga tre persona të dyshuar për tentativën e vrasjes me eksploziv të Gjon Menas në Kamëz.

Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi raporton se në mesin e të arrestuarve është Gjergji Cukali, i cili rezulton i dënuar më parë për veprat penale të ‘Rrëmbim personi’ ‘Vrasje me paramendim’, ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’.

Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje janë prangosur dy kushërinjtë Enver J., 33 vjeç, dhe Edmond J., 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Sipas burimeve, Gjergji Cukali ka dyshime se u ka dhënë 40 mijë euro dy kushërinjve për të kryer atentatin ku fatmirësisht pati vetëm dëme materiale. Ndërkaq burimet po ashtu theksojnë se Cukali mendohet se është paguar për organizimin e vendosjes së tritolit.

Gjon Menas më 9 shkurt i kishin vendosur lëndë eksplozive poshtë makinës tip “BMw X5”. Si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, Mena mori dëmtime të lehta në të dyja këmbët. Pas ngjarjes Mena u dërgua për trajtim mjekësor në spital, ndërsa pasi mori shërbimin u dërgua në shtëpi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026