Atentati ndaj Hekuran Billës, dështon seanca për të dyshuarin Viktor Marku

22 Qershor 2020 | 14:56

Viktor Marku një nga autorët e dyshuar se ka marrë pjesë në vrasjen e Hekuran Billës, 10 ditë më parë në Tiranë. Ai doli para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë por që nuk iu komunikua.

Dosja e dorëzuar nga Prokuroria kishte mangësi të dokumenteve sa i takon ndalimit të tij në kufirin me Malin e Zi. Në fashikujt hetimor mungonte procesverbali i ndalimit të Markut. Ky fakt konfirmohet edhe nga avokati i Markut, i cili në fund të seancës tha se arrestimi është i paligjshëm.

“Deri më sot nuk ka pasur urdhër arresti. Kodi parashikon një urdhër ndalimi gjë e cila nuk është konstatuar. Nuk është dhënë një urdhër ndalimi”, tha avokati i të riut. Ndërkohë vetë Marku ka mohuar autorësinë e ngjarjes në një deklaratë paraprake të bërë para hetuesve.

Nesër gjykata pritet të vazhdojë procesin pasi i është lënë kohë prokurorit të plotësojë dosjen. Sipas akuzës, Marku prej 19 shkurtit rezulton se ka dalë jashtë vendit dhe ka qëndruar në Mal të ZI. Por dyshohet se ka hyrë nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe kjo gjë konfirmohet nga dëshmitarë të cilët e kanë parë në Shkodër ku edhe ka marrë një makinë me qira.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026