Atentati ndaj Maduros tensionon marrëdhëniet Venezuelë- SHBA, 6 të arrestuar

15 Shtator 2024 | 15:28

Tensionohen marrëdhëniet mes Venenzuelës dhe SHBA. Qeveria e presidentit të Venezuelës deklaron se ka zbuluar një komplot për vrasjen e Nikolas Maduros.

Tre amerikanë, dy spanjollë dhe një çek janë arrestuar këtë fundjave nga autoritet e Venezuelës, pasi akuzohet se po përgatisnin një komplot për të vrarë presidentin e vendit, Nikolas Maduro.

Lajmi për arrestimin e tyre u prezantua me bujë në televizionin shtetëror të Venezuelës nga ministri i Brendshëm Diosdado Cabello.

Ministri i Brendshëm, një figurë e akuzuar në raportet ndërkombëtare për një sërë krimesh dhe dhune ndaj qytetarëve, tha se të arrestuarit janë pjesë e një Komploti të Shërbimeve Inteligjente Amerikane për eliminimin fizik të presidentit. Sipas tij, plani synonte vrasjen e rojeve presidenciale dhe më pas arritjen deri të presidenti.

Ai publikoi disa foto të tregojnë armë, të cilat do të përdoreshin në sulm. Sipas ministrit, një nga amerikanët e arrestuar ka qenë ish-pjesëtar i trupave speciale të marinës amerikane.

Ministri Venezuelës nuk dha detaje për emrat e personave të tjerë të arrestuar. Departamenti amerikan i shtetit, hodhi poshtë pretendimet e Venezuelës. “Çdo aludim për komplote është flas. SHBA vijojnë të mbështesin një zgjidhje paqësore për krizën politike në Venezuelë”,- thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Maduro është në pushtet që prej vitit 2013 dhe është akuzuar nga SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve, goditjen ndaj kundërshtarëve politikë dhe mos respektimin e të drejtave të njeriut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026