Atentati ndaj shefit të policisë bashkiake në Malësi të Madhe, shpallet në kërkim 19-vjeçari

12 Tetor 2020 | 08:11

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e atentatit me armë zjarri ndaj shefit të policisë bashkiake në Malësi të Madhe, Mentor Hasanaj një ditë më parë, ku mbeti i plagosur edhe i ati i tij 70-vjeçar.

Identifikimi i autorit të dyshuar, I.H 19 vjeç është bërë i mundur përmes provave shkencore dhe biologjike. Policia ka sekuestruar edhe motomjetin e përdorur gjatë kryerjes së krimit dhe prova të tjera materiale.

“Strukturat e DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë e profesional, në vijim të hetimeve kanë bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit Ilirjan Hasanaj, 19 vjeç, banues në lagjen “Tepe”, Shkodër.

Ky shtetas, më datë 11.10.2020, në orën 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, te rreth-rrotullimi i “5 Heronjve”, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur rëndë shtetasit M. H. 39 vjeç banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, me detyre përgjegjës i Policisë Bashkiake Malësi e Madhe dhe shtetasin Xh. H., 74 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, të cilët po udhëtonin nga Shkodra drejt Malësisë së Madhe, me automjetin tip “Skoda”, në pronësi të Bashkisë Malësi e Madhe”, sqaron policia e Shkodrës.

Nga ana e policisë bëhet me dije se vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Shefi i policisë bashkiake në Malësinë e madhe, Mentor Hasanaj po udhëtonte me familjarët dhe automjetin e punës, kur në drejtim të tij u qëllua me armë nga një person që lëvizte me një motor. Ngjarja ndodhi mesditën e së dielës në aksin rrugor, ShkodërKoplik, ku krahas shefit të policisë bashkiake, mbeti i plagosur edhe i ati i tij 70-vjeçar të cilët u dërguan menjëherë në spital.

 

Lexoni gjithashtu:

Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset shefi i policisë 0 KOMENTE

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026