Atentati në Elbasan, humb jetën në spital Ardian Çollaku
Humb jetën në spital Ardian Çollaku, i cili u plagos në atentatin e djeshëm në Elbasan. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Çollaku ndodhej në gjendje kome në spitalin e Traumës.
Në atentatin e së hënës në Elbasan, në zonën e Bradasheshit mbeti i vrarë edhe Lulzim Bitri, 35 vjeç.
Bitri dhe Çollaku u vëzhguan prej disa orësh dhe më pas u qëlluan me armë zjarri sapo dolën nga një lokal.
Pak minuta pas ngjarjes në zonën e Metalurgjikut u gjet edhe një automjet tip “Volvo” i djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët.
Dyshohet se Birti dhe Çollaku u vrarë për shkak të së kaluarës së tyre.
Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi raporton se Ardian Çollaku ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, mes të cilave ekzekutimi i Everest Cakës në 11 maj 2021 në Elbasan. Çollaku është shoqëruar disa herë nga policia, si person që ka pasur informacion rreth vrasjes së Cakës.
Ndërsa, Lulzim Bitri njihet si mik i Talo Çelës, personi më i kërkuar në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta