Atentatori i Trump deklarohet i pafajshëm në sallën e gjyqit

11 Maj 2026 | 19:57

Personi i akuzuar për bastisjen në Darkën e Korrespondentëve të organizuar nga Shtëpia e Bardhë, i armatosur me pushkë, pistoletë dhe thika, është deklaruar i pafajshëm të hënën ndaj akuzës për tentativë vrasjeje në dëm të presidentit Donald Trump.

Cole Tomas Allen u paraqit i prangosur dhe i veshur me uniformën portokalli të të burgosurve në seancën e mbajtur në gjykatën federale të Uashingtonit, ku mohoi përgjegjësinë edhe për plagosjen e një oficeri të shërbimeve sekrete.

Ai nuk foli gjatë zhvillimit të seancës dhe ishte një nga avokatët që komunikoi qëndrimin për llogari të tij.

Avokatët e Allan i kërkuan gjyqtarit të çështjes që të largojë nga procesi të paktën dy zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë, pasi mund të konsiderohen viktima ose dëshmitarë, duke u gjendur në një konflikt të pastër interesi.

Prokurori i përgjithshëm në detyrë, Todd Blanche dhe prokurorja Jeanine Pirro ishin të pranishëm në eventin ku Allen tejkaloi perimetrin e sigurisë dhe qëlloi me pushkë një agjent sigurie në sallën ku ishte i pranishëm presidenti Trump.

Avokati mbrojtës i të pandehurit, Eugene Ohm tha se mbrojtja do të kërkojë dëbimin e të gjithë zyrës së prokurores Pirro nga çështja.

Nga ana e tij, gjyqtari nuk dha një vendim mbi këtë kërkesë por u kërkoi prokurorëve të Allen që të argumentojnë qëllimin e saj.

Allen, 31 vjeç nga Kalifornia, u lëndua gjatë Darkës së Korrespondentëve, por nuk u qëllua. Ai pritet të rikthehet në sallën e gjyqit më 29 qershor.

Përveç tentativës së vrasjes së presidentit, ai akuzohet edhe për agresion të një oficeri federal me armë vdekjeprurëse dhe përballet me dy akuza të tjera për armëmbajtje.

Ai rrezikon dënimin maksimal me burgim të përjetshëm edhe nëse dënohet vetëm për akuzën e tentativës së vrasjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026