Atletja iraniane garoi pa hixhab, rrezikon arrestimin

18 Tetor 2022 | 18:21

Vijon të rritet shqetësimi mbi fatin e atletes iraniane që mori pjesë në një garë alpinizmi në Korenë e Jugut pa veshur hixhabin.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Elnaz Rekabi mund të jetë detyruar të largohet nga vendi aziatik nga zyrtarë iranianë dhe rrezikon të arrestohet kur të kthehet në vendlindje.

Në një intervistë për Euronews në vitin 20016, gjatë një eventi sportiv në Zvicër, Rekabi foli për vështirësitë e pjesëmarrjes në gara duke mbajtur hixhabin.

“Në fillim sportisteve të tjera u dukej e çuditshme. Ato ishin kurioze të dinin për një vajzë që mbante veshur një shall në kokë dhe një rrobë që i mbulonte krahët dhe këmbët teksa merrte pjesë në një event ku temperaturat janë të larta. Në kushte të tilla, hixhabi kthehet në problem. Gjatë garës, trupi duhet ta evakuojë nxehtësinë. Por ne jemi përpjekur të krijojmë një veshje që respekton hixhabin dhe është praktike për alpinizmin”, tha ajo.

Vendimi i sportistes 33-vjeçare për të mos veshur hixhabin vjen në një kohë kur në Iran po mbahen protesta pas vrasjes së një vajze 22-vjeçare nga policia.

Gjatë demonstratave të mbajtura në mbarë vendin, gratë manifestuese kanë djegur në shenjë proteste shallin që sipas ligjit islamik duhet të mbajnë në kokë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026